Kompania gjermane “Continental” i bashkohet prodhuesve të tjerë për krijimin e një platforme vetëdrejtuese
Continental deklaroi se do t’i bashkohet një platforme për makina vetëdrejtuese të zhvilluar nga BMW, Intel dhe Mobileye. Kompania prodhuese e gomave dhe njëkohësisht furnizuesi më i madh i automjeteve për nga shitjet, tha se do të luajë një rol kryesor në komercializimin e platformës së re, e cila do t’i shitet prodhuesve të tjerë të makinave.
Kostot për të integruar pajisjet, programet dhe të dhënat, si edhe zhvillimi shumë i shpejtë i mjeteve që vetëdrejtohen ka nxitur një numër në rritje të aleancave mes prodhuesve të makinave dhe furnizuesve.
“Ne mund të përmbushim kërkesën e madhe që ka për drejtimin autonom, përmes një bashkëpunimi mes të gjithë industrisë, sepse do të ishte më i shpejtë dhe me kosto më të ulëta se sa duke u futur në këtë proces i vetëm”, u shpreh Elmar Degenhart, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë.
Kompania gjermane do të merret me integrimin e komponentëve dhe software-it.
BMW kishte bashkuar forcat vitin e kaluar me prodhues amerikan të chipeve elektronike Intel dhe Mobileye, sistemin izraelit të pamjes së rrugës dhe krijimin e hartave për platformën, e cila do të nisë prodhimin në vitin 2021. Kësaj aleance i është bashkuar edhe prodhuesi amerikan i pjesëve Delphi Automotive.
Ndërkohë, në Prill, gjermania Daimler (Mercedes-Benz) kishte formuar një aleancë të ngjashme me furnizuesin Robert Bosh, për të shpejtuar zhvillimin e automjeteve autonome.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.