Kompania “IkubINFO” – Sherko: Të gatshëm për krijimin e aleancave për projekte madhore
Kompania software “IkubINFO” është një ndër më prestigjiozet e certifikuar e cila operon në fushën e IT jo vetëm në tregun shqiptar por edhe më gjerë . Kjo kompani shpalos interesin e saj për bashkëpunim me partnerë brenda dhe jashtë vendit.
Në takimin e zhvilluar “b2b” më biznesin pas konferencës së zhvilluar me dhomat e tregtisë , menaxheri i “IkubINFO” Romeo Sherko deklaroi për televizionin SCAN se synim mbetet zgjerimi i bashkëpunimit dhe krijimi i aleancave edhe me partnerët e huaj, për realizimin e projekteve madhore .
Sipas Sherkos edhe pse investimet në këtë sektor vitet e fundit nuk kanë munguar sërish ngelet shumë për tu bërë .
Kompania software “IkubINFO” operon në tregun shqiptar prej 10 vitesh me klientë publikë por edhe privat.
Ndërkohë prej 3 vitesh “IkubINFO” vijon të operojë edhe në tregun e huaj.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.