Kompania low cost nuk rimburson pasagjerët – Italia gjobit Ryanair me 4.2 milion euro
Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti Ryanair me 4.2 milion euro për moskthimin e parave të klientëve për fluturimet e anuluara pas qershorit 2020 për shkak të emergjencës COVID-19.
Rregullatori shtoi se linja ajrore irlandeze kishte një “sjellje seriozisht të padrejtë” në anulimin e fluturimeve të planifikuara, duke përdorur pandeminë si arsye dhe duke u dhënë udhëtarëve kupona në vend që t’u paguante atyre çmimin e biletave të tyre.
Në ditët e kaluara, autoriteti gjithashtu gjobiti transportuesin britanik EasyJet me 2.8 milion euro dhe kompaninë ajrore spanjolle Volotea për 1.4 milion euro për të njëjtën arsye, tha ajo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.