Kompania Nissan do të shkurtojë 12.500 vende pune, ja cilat janë arsyet
Nissan paralajmëroi tremujorin e fundit se ajo ishte në “fundin e fundit”. Tani është edhe më e qartë se problemet e saj nuk do largohen shpejt.
Prodhuesi i dytë më i madh i Japonisë të enjten tha se fitimet u zhdukën thuajse tërësisht në tremujorin e parë të vitit fiskal. Fitimi operacional u zhyt 99% këtë tremujor krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat, ndërkohë, ranë gati 13% krahasuar me një vit më parë.
Nissan (NSANF) tha se do të zvogëlojë rreth 12,500 vende pune në mbarë botën. Kompania shtoi se do të reduktojë linjën e prodhimit të saj me të paktën 10% deri në fund të vitit fiskal 2022.
Nissan, si prodhuesit e tjerë të makinave, po përballet me sfida të mëdha. Një ekonomi e ngadaltë globale ka dëmtuar shitjet dhe lufta tregtare e SHBA-Kinës mbetet një rrezik i madh për prodhuesit. Standardet e reja të emetimit, të nxitura pjesërisht nga kriza e klimës, gjithashtu kanë ndërprerë industrinë.
Por Nissani ka qenë gjithashtu duke u përballur me problemet e veta. Ajo ka humbur pjesën e saj të tregut në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Në tremujorin e parë, për shembull, kompania shiti 351,000 njësi në Shtetet e Bashkuara, duke lënë 7.9% të tregut.
Shitjet e Nissan në Evropë, duke përfshirë Rusinë, ranë më shumë se 16% këtë tremujor krahasuar me një vit më parë.
Kompania gjithashtu është duke u përpjekur të harrojë arrestimin dramatik vitin e kaluar të ish-kryetarit Carlos Ghosn, problemet ligjore të të cilit në Tokio janë akoma të pambyllura.
Burimi: CNN
DOSTI BANUSHI – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.