Kompanitë ajrore ‘nënshtrojnë’ anëtarët e ekuipazhit në një dietë ushqimore- Mbipesha problem thelbësor!
Transportuesi kombëtar i Indisë, njoftoi në një memorandum për stafin, se gjithë stafi do t’i nënshtrohet një dietë ushqimore. Menutë e reja, do të nisnin më 15 shtator për të gjitha fluturimet nga Delhi dhe Mumbai.
Në të thuhet: “Duke marrë parasysh faktorin shëndetësor të ekuipazhit, një iniciativë është ndërmarrë për të rishikuar menunë e ushqimit gjatë fluturimit për ekuipazhin. Duke pasur parasysh sa më sipër, vaktet me dietë të ulët me yndyrore për ekuipazhin janë punuar në mënyrë të kujdesshme, në mënyrë që të sigurojnë ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm’’
“Të gjitha pjatat në menunë ushqimore janë të ulëta në kolesterol dhe yndyrë. Kjo iniciativë do të ndihmojë ekuipazhin tonë të mbetet i shëndetshëm dhe i aftë, “tha një zëdhënës i Air India për Times of India.
Air India testoi 3.500 punonjës dhe deklaroi se 600 prej tyre ishin mbipeshë. Këta anëtarë të stafit u vunë në dietë dhe iu dha një regjim stërvitje për t’u ndjekur para se të rivlerësohej rezultati, por rreth 130 prej tyre dështuan gjatë rivlerësimit” tha një zyrtar i Air India.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.