Kompanitë reklamojnë 5G tek celularët e tyre / Ç’është teknologjia e re dhe lehtësitë që ajo do të sjellë
5G është teknologjia e internetit pa kabull të gjeneratës tjetër që pritet të ndryshojë mënyrën si ne jetojmë dhe punojmë. Do të jetë më e shpejtë dhe në gjendje të mbajë më shumë pajisje të lidhura sesa rrjeti ekzistues 4G LTE, përmirësime që do të mundësojnë një valë të reja të produkteve të teknologjisë. Rrjetet 5G filluan të shfaqen në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën në vitin 2018 dhe janë akoma në ditët e tyre të hershme, por ekspertët thonë se potenciali është i madh.
Kompanitë po garojnë të kenë rrjetet më të shpejtë të 5G. Dhe vendet po konkurrojnë të jenë të parat që vendosin plotësisht rrjetet 5G funksionale. Kjo për shkak se përfitimet e teknologjisë së re pritet të nxisin teknologjitë e reja transformuese, jo vetëm për konsumatorët, por edhe për bizneset, infrastrukturën dhe aplikimet mbrojtëse.
Pjesa më e madhe entuziazmit rreth 5G ka të bëjë me shpejtësinë. Por ka edhe të tjera. 5G do të ketë gjerësi më të madhe të bandës, do të thotë se mund të trajtojë shumë pajisje më të lidhura sesa rrjetet e mëparshme. Kjo do të thotë se shërbimi i internetit nuk do të ngadalësohet kur jeni në një zonë të mbushur me njerëz. 5G do të mundësojë edhe lidhjen e pajisjeve inteligjente si furça dhëmbësh të zgjuar dhe vetura që drejtojnë vetveten.
5G do të zvogëlojë gjithashtu kohën që duhet për një telefon celular (ose pajisje tjetër të lidhur) për të bërë një kërkesë nga një server dhe për të marrë një përgjigje, në praktikisht zero. Dhe do ta bëjë komunikimin me platformat cloud më të shpejtë dhe më të lehtë.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: CNN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.