Kompanitë shumëkombëshe përballen me tatimin Republikan të akcizës
Projektligji republikan i taksave i zbuluar javën e kaluar në Kongresin e SHBA mund të prishë zinxhirin furnizues global të kompanive të mëdha që operojnë në disa vende, duke ‘i goditur’ me një taksë prej 20 për qind për transaksionet ndërkufitare që ato bëjnë në mënyrë rutinore midis njësive të lidhura të biznesit.
Sipas disa ekspertëve, këto kompani shumëkombëshe europiane, disa prej të cilave aktualisht paguajnë disa pak taksa amerikane mbi fitimet e SHBA-ve, në sajë të traktateve tatimore dhe devijimit të fitimeve amerikane në vendet e tyre të origjinës ose në juridiksione të tjera të taksave të ulëta, mund të goditen veçanërisht nëse tatimi i propozuar bëhet ligj.
Të tjerë thanë se propozimi mund të binte ndesh me traktatet ndërkombëtare të taksave, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe standardet e tjera globale që ndalojnë tatimin e dyfishtë të fitimeve nëse tatimi i ri nuk llogaritë tatimet mbi të ardhurat e paguara në vende të tjera.
Tatimi i propozuar, i futur thellë në projekt-ligjin prej 429 faqesh të mbështetur nga Presidenti Donald Trump, i kapi strategjitë e taksave të korporatave në befasi.
Reuters kontaktoi me 7 kompani shumëkombëshe dhe katër grupe të industrisë. Ata thanë se ende janë duke studiuar të gjithë paketën e taksave.
Ekspertët thanë se taksa e akcizës prej 20 për qind është një propozim i tillë që synon abuzimet e të ashtuquajturave çmime të transferimit, ku vetë këto kompani vendosin çmimet e mallrave, shërbimeve dhe të drejtave të pronësisë intelektuale që lëvizin vazhdimisht midis njësive të tyre kombëtare të biznesit.
Siç propozohet, rregulli i ri i taksave do të zbatohej vetëm për bizneset me pagesa nga njësitë e SHBA-së për filialet e huaja që tejkalojnë 100 milionë dollarë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.