Kompensohen pronarët e tokave të prekura nga projekti TAP – 15,8 milionë lekë për përfituesit. Shpallet lista emeërore

Në fletoren zyrtare është publikuar lista për shpronsimin e pronave të prekura nga projekti i gazsjellësit TAP, të cilat janë prekur nga punimet për testimin me ujë të tubacionit, si dhe përfundimi i punimeve në zonat Berat, Skrapar, Fier, Devoll dhe Korçë.
Këshilli i Ministrave ka vendosur:
- Shpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm, për periudhën 6 (gjashtë) muaj, 1 (një) vit, 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, 2 (dy) vjet dhe 2 vjet e 6 (gjashtë) muaj, si dhe vendosjen e servitutit mbi pasuritë e paluajtshme, prone private, të cilat preken nga punimet për testimin me ujë të tubacionit, si dhe përfundimi i punimeve, pjesë e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (projekti TAP), në zonat Berat, Skrapar, Fier, Devoll e Korçë.
- Shpronësimi, marrja në përdorim të përkohshëm dhe vendosja e servitutit të përhershëm të kalimit mbi këto pasuri të bëhen në favor të shtetit, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- 3. Pronarët e pasurive të paluajtshme të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës të paraqitur në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me një vlerë të përgjithshme prej 15 810 8 (pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e tetëqind e njëzet e katër pikë tetë) lekësh, për sipërfaqet:
- -1 890 (një mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) m²që shpronësohet;
- -293,197.62 (dyqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë gjashtëdhjetë e dy) m² që merret në përdorim të përkohshëm;
- – 3 157 (tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë) m² mbi të cilën vendoset servituti.
- Marrja në përdorim të përkohshëm për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të jetë për periudhën 6 (gjashtë) muaj, 1 (një) vit, 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, 2 (dy) vjet dhe 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj për zonat e nevojshme për testimin me ujë të tubacionit, si dhe përfundimin e punimeve, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
- Vlera e përgjithshme, prej 15 810 824.8 (pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e tetëqind e njëzet e katër pikë tetë) lekësh, të përballohet nga shoqëria “TAP AG”, si subject kërkues i këtij shpronësimi.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga shoqëria “TAP AG”.
- Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi.
- Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt të shpronësimit, marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit mbi pasuritë e pronarëve të përcaktuar në tabelën bashkëlidhur, pas dorëzimit të dokumentacionit të pronësisë, lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore përkatëse, të kërkesës, të kopjes së kartës së identitetit, si dhe të vërtetimit për numrin e llogarisë, lëshuar nga bankat përkatëse/IBAN-in, në zyrat e shoqërisë “TAP AG”.
- Shoqëria “TAP AG” të kryejë likuidimet përkatëse, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara në kontratat e lidhura nga shoqëria “TAP AG” me sipërmarrësit e punimeve.
- Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore, përkatësisht, Berat, Skrapar, Fier, Devoll e Korçë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë që do t’u vihet në dispozicion nga “TAP AG”, si dhe të pezullojnë të gjitha transaksionet për pasuritë, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, deri në momentin kur të realizohet regjistrimi i pasurive që shpronësohen, merren në përdorim të përkohshëm e mbi të cilat vendoset servituti i kalimit në favor të shtetit.
12 Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “TAP AG”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore, përkatësisht, Berat, Skrapar, Fier, Devoll e Korçë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Lista: https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/19/1ec25d50-5ad3-4991-bb2f-a95a52dd61f1
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.