Koncert me 5 mijë spektatorë pa masa distancimi – Barcelona realizon një nga tubimet më të mëdha në Europë
Rreth 5,000 njerëz e kaluan mbrëmjen e të shtunës në një koncert në Barcelonë pasi morën rezultate negative në të njëjtën ditë të testit të Covid. Autoritetet spanjolle lejuan që koncerti të vazhdonte si pjesë e një programi pilot.
Fansat kryen testimin më herët gjatë ditës dhe nuk duhej të mbanin distancë nga njëri tjetri, por sidoqoftë ende kishin maska. Është një nga tubimet më të mëdha në Europë në më shumë se një vit që kur filloi pandemia.
Koncerti u mbajt si pjesë e një projekti kërkimor për të vrojtuar qëndrueshmërinë e mbajtjes së ngjarjeve masive të sigurta Covid pas testimit të shpejtë të spektatorëve. Ky ndjek një eksperiment të ngjashëm në Holandë javën e kaluar, kur fansat morën pjesë në një festival muzikor dy-ditor pasi rezultuan negativ ndaj testit të Covid.
Në Barcelonë ata që kishin bileta për koncert u lejohej të hynin në stadium vetëm pasi të ishte dërguar në telefonin e tyre një kod me rezultatin negativ. Temperaturat dhe ID-të u kontrolluan në derë. Stafi nga një spital lokal dhe promovuesit e ngjarjeve u bashkuan për të kryer testime të shpejta në stendat brenda çadrave në tre lokale të posaçme.
Pandemia ka shkatërruar industrinë e muzikës live së bashku me shumë aktivitete të tjera kulturore. Industria europiane e muzikës humbi 76% të të ardhurave në vitin 2020, sipas një studimi nga Federata e Muzikës e Spanjës. (BBC)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.