Koncesionet, 544 mld lekë – Denaj: Shifra nga 2004-2019, jemi brenda tavanit buxhetor prej 5%
Vlera korrente e koncesioneve ka arritur në 544 miliard lekë, ndërkohë që pavarësisht se nga ana e qeverisjes së majtë është nënshkruar një numër më i vogël kontratash se përgjatë viteve 2004-2013, ka një rritje të konsiderueshme të vlerës totale në krahasim me këtë periudhë.
Megjithatë, sipas ministres ky nivel nuk prek tavanin 5%, që duhet të zënë koncesionet në buxhet.
Ndërkaq, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, theksi u vu te përfshirja e kontratave të partneriteti publik privat në borxhin publik.
Aktualisht ato nuk përfshihen në përllogaritje, por sipas deputetit të LSI, Edmond Haxhinasto, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndonëse nuk e ka shkruar në raport ka kërkuar hapur përfshirjen e tyre në këtë përllogaritje.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.