Koncesionet abuzive/Basha: Do t’i anulojmë. Do subvencionojmë fermerët
Anulimi i koncesioneve do të jetë fakt për opozitën pas ardhjes në pushtet. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me fermerët dhe banorët e Vaut të Dejës u shpreh se me anulimin e koncesioneve do të ndalen abuzimet në kurriz të taksapaguesve.
Më tej kreu i opozitës shpalosi tre pikat e planit të PD-së sa i përket zhvillimit dhe mbështetjes ndaj kujtdo që merret me bujqësi. Ndërkohë që Basha ka akuzuar se subvencionet për fermerët shkojnë për militantët. Ndër të tjera Basha i është referuar edhe zgjedhjeve lokale, që sipas tij mund të kthehen edhe në zgjedhje parlamentare, duke ju referuar situatës që po kalon vendi.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.