Koncesionet e 4 qeverive – SCAN zbardh PPP e 13 viteve të fundit
Dhënia e objekteve të ndryshme shtetërore me koncesion apo e disa shërbimeve me formën partneritet publik-privat ka hapur debate të shumta.
Ekspertë të ndryshëm, por edhe forcat politike në çdo pozicion që kanë qenë në vite, i kanë kundërshtuar duke vlerësuar se do të rriten pagesat nga qytetarët për shërbime të ndryshme.
Sipas një përllogaritje të bërë nga TV SCAN, për të gjitha kontratat e lidhura në vite rezulton se fillimi i dhënies me koncesion është viti 2004, ndërsa vazhdojnë tashmë deri në 2017.
Kështu referuar kontratave sipas viteve, peshën më të madhe të këtyre kontratave e mban viti 2009, që zë 28.4 % të gjithë kontratave të lidhura në 13 vite. Të ndara sipas kontratave në vite këto koncesione, apo kontrata Partneritet Publik Privat rezulton se:
Në parim, koncesionet apo siç kanë nisur të quhen vitet e fundit Partneritet Publik Privat, janë cilësuar nga qeveritë si “rruga e duhur” për të rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike.
Megjithatë, çdo rast kërkon një analizë serioze, për të garantuar se kostot e shtuara për publikun justifikohen nga vlera që merret në këmbim.
Rritja e numrit të shërbimeve publike të dhëna me koncesion në vitet e fundit është bërë objekt debatesh lidhur me kostot që kjo strategji po sjell për buxhetin e shtetit, por, edhe të individëve dhe bizneseve.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.