Koncesionet “nxehin” Parlamentin – Përplasja/ Rama: Vetëm skanimi nuk ka vlerë! Basha: Skanimi kap para’ me kg!
Buxheti për vitin e ardhshëm ka ngjallur debate të ashpra në sallën e parlamentit midis kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Një ndër pikat më të nxehta kanë qenë pagesat vjetore të buxhetit për koncesionet të cilat arrijnë në 113 milionë euro, ky të dyja palët kanë hedhur akuza të ndërsjella për kontratat që ka nënshkruar secila qeveri.
Niveli i varfërisë në vend, ka qenë një tjetër çështje që ka sjellë përplasje mes palëve.
E ndërsa mazhoranca tregohet e vendosur për të kaluar buxhetin dhe vijuar programin politik pa marrë parasysh asnjë vërejtje, krye demokrati Lulzim Basha shprehet se vetingu i politikanëve do t’i vërë fre korrupsionit dhe shkatërrimit të ekonomisë.
Mbështetja e bujqësisë, mbështetja e shëndetësisë e bizneseve, si dhe çmimi i energjisë elektrike, kanë qenë të tjera çështje që kanë nxitur debate.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.