Koncesioni i laboratorëve – Shëndetësia shpall kompaninë fituese, ja oferta e bërë
Ministria e Shëndetësisë ka përzgjedhur kompaninë me të cilën do të negociojë për koncesionin e ofrimit të shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës.
Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë Labopharma Sh.p.k, e cila ka 41.7 për qind të aksioneve, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solutions 33.3%.
Ministria ka bërë me dije se oferta e kompanisë është pranuar dhe se tashmë kjo e fundit duhet të paraqesë dokumentacionin shtesë që kërkohet për fazën e dytë. Labopharma Sh.p.k ka fituar përballë tetë operatorëve të tjerë, të cilët për arsye të ndryshme sipas ministrisë nuk kanë kaluar në fazën tjetër.
Labopharma ofroi zbritje 10.7 për qind nga çmimi i listës së testeve. Por cilët janë operatorët e tjerë që kanë shfaqur interes dhe që nuk kaluan në fazën tjetër.
- I pari në listë Acibadem me 4.80 % zbritje nga çmimi i listës së testeve.
- American Hospital Sh.a nuk ka paraqitur vlerë
- Biometric Albania Sh.p.k nuk ka paraqitur vlerë
- Montal Sh.p.k , nuk ka paraqitur vlerë për zbritje
- Genius Sh.p.k , vlera 15 % zbritje nga çmimi i listës së testeve.
- Intermedica Center Sh.p.k (dhe Bioiatriki Sh.a , 5.70 % zbritje nga çmimi i listës së testeve.
- Fedos Sh.p.k , Vlera nuk u paraqit.
- Krijon Sh.p.k sërish pa një vlerë të paraqitur.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.