Koncesioni për Tiranë-Durrës – Balluku rikonfirmon: Në vjeshtë kontrata, por nisja e pagesës pas punimeve
Një ditë pas kronikës së transmetuar në TV SCAN mbi koncesionin e autostradës Tiranë-Durrës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thëne se për momentin nuk është vendosur niveli i tarifës që do të aplikohet, por gjithsesi një nga kushtet kryesore që do të ketë qeveria gjatë negocimit të kontratës do të jetë përshkallëzimi i saj, në varësi të kalimeve.
Gjithashtu, Balluku sikurse deklaroi më parë për TV SCAN, ritheksoi faktin se në vjeshtë do të jetë nënshkruar kontrata, ndërkohë që nisja e aplikimit të taksës do të bëhet pas realizimit të punimeve si dhe krijimit të një rruge alternative, pa pagesë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.