Konferenca e ambasadorëve – Meta: Të tërheqim investitorë sa më të besueshëm
Presidenti i Shqipërisë zhvilloi sot një takim me ambasadorët e Shqipërisë në kuadër të diplomacisë ekonomike. Ai e cilësoi diplomacinë ekonomike të rëndësishme dhe mjaft të domosdoshme.
Meta tha se duhet të tërheqim investitorë sa më të besueshëm dhe për ta bërë këtë duhet të paraqesim shembuj po kaq të besueshëm.
Ai gjithashtu vuri theksin te përmirësimi i klimës së biznesit, duke shtuar se infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe marrëdhëniet me vendet fqinje, po ashtu.
“Duhet të promovojmë turizmin, produktet e vendit tonë për të rritur interesin e investitorëve”.
Kreu i shtetit foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thëne se nuk duhet vepruar në mënyrë emocionale.
“Ne jemi në monitorim për liberalizim të vizave, të mos veprojmë emocionalisht dhe me Kosovën”, u shpreh Meta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.