Konferenca e III Kombëtare e Financave, Sejko: Rritja e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 %
“Rritja e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 për qind”. Kështu është shprehur në Konferencën e tretë Kombëtare të Financave, Guvernatori i BSH Gent Sejko, i cili më tej pohoi se institucioni që ai drejton ka si synim dhe rol stabilitetin financiar dhe sipas tij pa këtë stabilitet nuk mund të ketë mbështetje për ekonominë.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Sejko pohoi se mbështetja për ekonominë vjen nga rritja e kreditimit, ndaj për të kredia është një “oksigjen” për ekonominë.
“Synimi dhe roli që ne kemi si institucion është stabiliteti financiar. Nuk mund të mbështesim ekonominë pa kredinë, pasi kredia është një oksigjen për ekonominë. Rritja e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 për qind. Ne kemi arritur objektivat dhe po ndikojmë në rritjen ekonomike. Reformat strukturore të ndërmarra nga BSH dhe institucionet e tjera kanë nevojë për bashkëpunim dhe kërkime. Kemi shume tema, shumë studime cilësore që janë akoma në proces. Do të vazhdojmë të bëjmë punë studimore në funksion të objektivave”, tha Guvernatori i BSH, Sejko.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.