Konferenca e ujit – Veliaj: Dyfishojmë kapacitetin e Bovillës, linjë e re për ujin në Unazën e Re
Është zhvilluar në Tiranë konferenca dhe ekspozita ballkanike për ujin, ku ekspertë dhe politikëbërës nga shumë vende të Europës ndanë përvojat e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në rajonin tonë. I pranishëm ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili vlerësoi takimin dhe duke listuar disa nga projektet e mëdha mes të cilave dyfishimin e kapacitetit të Bovillës dhe ndërtimin e një linje të dedikuar për furnizimin me ujë të pijshëm i zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit.
Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të mos e shpërdorojnë ujin dhe të tregohen të kujdesshëm.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar tashmë në eventin më të madh në ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit në sektorin e ujit të Ballkanit Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë.
Netila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.