Konferenca ekonomike në Kinë – Caktohen objektivat e ardhshme, prioritet zhvillimi me “cilësi të lartë”
Konferenca vjetore ekonomike në Kinë (CEWC) përfundoi këtë javë, duke rishikuar performancën e vendit në 2017-ën dhe caktuar planet për zhvillimin e ardhshëm ekonomik.
Konferenca 3-ditore u fokusua në mënyrat se si do të zbatohen vendimet e arritura në kongresin e 19 të Partisë Komuniste, që do të përqendrohen në zhvillimin cilësor të vendit. Kina do të vazhdojë trajtimin e aktiviteteve të jashtëligjshme dhe mashtrimeve në sektorin financiar.
Sipas deklaratës përmbledhëse në fund të konferencës, në 3 vitet e ardhshme vendi do të formojë një rreth të qëndrueshëm mes financës dhe ekonomisë reale, financës dhe sektorit të pronave si dhe brenda sistemit financiar, për të mbështetur reformat strukturore në anën e ofertës.
Parandalimi i rreziqeve financiare ka prioritet për Kinën, në mënyrë që të përfundojnë “3 betejat e vështira” të quajtura nga autoritetet qendrore, u përfshihen kontrolli i rreziqeve financiare, reduktimi i varfërisë dhe trajtimi i ndotjes.
Industria financiare në rritje të shpejtë është vendosur në një mbikëqyrje më të ashpër rregullatore. Në 3 vitet e ardhshme, vendi do të punojë në përmirësimin e cilësisë për reduktimin e varfërisë.
Në fund të 2016-ës, ishin 43.35 milionë kinezë që jetonin poshtë kufirit kombëtar të varfërisë dhe autoritetet kanë deklaruar zhdukjen e kësaj shifre deri në 2020-ën.
Në reduktimin e ndotjes, puna do të përqendrohet në rregullimin e strukturave industriale dhe të energjisë, duke hequr kapacitetet e vjetërsuara. Sipas deklaratës, Kina do të adaptojë një politikë monetare të matur e neutrale si dhe një politikë fiskale proaktive në 2018-ën.
“Zhivllimi me cilësi të lartë” ishte kryefjala e konferencës. Zyrtarët deklaruan se “Made in China” do të kthehet në “Created in China”, për të vënë theksin te cilësia dhe jo te sasi.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.