Kongresi i dytë i Noterëve, Meta: Dixhitalizimi do rrisë transparencën e do ulë korrupsionin
Dixhitalizimi i sistemit noterial do t’u japë fund një herë e mirë problemeve që kanë pasur qytetarët me këtë shërbim, por edhe do ndihmojë në luftën kundër korrupsionit.
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në Kongresin e Dytë të Noterëve, ku theksoi se sistemi i ri dixhital do shërbejë edhe në monitorimin më të mirë e rritjen e transparencës së vetë noterëve.
Dixhitalizimi i sistemit noterial është një prej prioriteteve që vendos reforma në Drejtësi, e cila prek edhe këtë shërbim.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.