Kongresi mund të rregullojë Madhësinë Minimale të Vendeve të Aeroplanit, por mos u entuziazmoni
Kongresi po shqyrton një Projekt –ligj që do të kërkonte nga Departamenti i Transportit (DOT) të vendoste standarde minimale për madhësinë e vendeve së aeroplanit. Gjatë fundjavës, udhëheqësit e partisë paraqitën një projektligj prej 1.204 faqesh, i cili ndër të tjera, do të diskutojë për madhësinë e zvogëlimit midis rreshtave të vendeve, vendosjen e rregullave të reja për kohën e marrjes së fluturimit dhe kërkon që Administrata e Aviacionit Federal (FAA) të hetojë efektet për të pasur një shëndet më të mirë gjatë një udhëtimi.
“Plani mund të vihet në zbatim vetëm nga udhëtarët të cilët ndjehen të lodhur gjatë një udhëtimi të cilët po përballen me vende më të vogla”, tha senatori demokrat Bill Nelson për projektligjin në Florida, njoftoi USA Today. Megjithatë, rregullimi i një madhësie minimale të sediljes nuk do të thotë që ju mund të prisni një udhëtim të qetë përgjatë udhëtimit tuaj të ardhshëm.
FAA ka thënë se shkalla e vendeve nuk mund të ketë gjasa për të shkuar nën 27 inç për arsye sigurie. Dhe 27 centimetra, për këdo që nuk ka dijeni, tashmë është një vend i ngushtë – i sigurt për evakuimin emergjent ndoshta, por jo veçanërisht i përshtatshëm për këdo që dëshiron të zgjas këmbët.
Ligji gjithashtu ka dispozita kundër bllokimit të udhëtarëve padashur që kanë hipur tashmë në avion. Linjat ajrore gjithashtu do të duhej të ishin më të qarta në shpjegimet e tyre se si ata merren me vonesat e fluturimit dhe se si mund ti akomodojnë pasagjerët me aftësi të kufizuara.
Diku në kuadër të projektligjit janë përmendur zgjerimi i disponueshmërisë së PreCheck, duke autorizuar disponueshmërinë e dhomave të pleqve për nënat e reja në aeroport dhe zbatimin e masave “të arsyeshme” kundër njerëzve që sjellin në mënyrë të parregullt kafshët e tyre në bord si kafshë shërbimi.
Ndërsa udhëtimi në hapësirë bëhet gjithnjë e më i mundshëm, projektligji gjithashtu përfshin një dispozitë për të rritur fondet në Zyrën e Transportit Hapësinor të FAA-s, njoftoi News Space. Agjencia aktualisht merr 22.6 milionë dollarë në vit. Në vitin 2019, kjo do të rritet në 33 milionë dollarë dhe deri në vitin 2023, parashikohet të marrë 76 milionë dollarë, nëse ligji do të zbatohet.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.