Konkursi botëror i vajit të ullirit – ‘Triumfon’ Kroacia, shpallen fituese 40 nga 45 markat e prezantuara
Kroacia ka ‘triumfuar’ në konkursin prestigjioz më të madh të vajit të ullirit në botë, New York Olive Oil (NYIOOC). 40 nga 45 markat kroate të prezantuara u përzgjodhën fituese si vajrat me cilësinë më të mirë para 200 gazetarëve dhe prodhuesve të ullirit si dhe profesionistëve të industrisë ushqimore.
Në konkursin e zhvilluar mbrëmjen e së premtes u prezantuan rreth 1000 marka nga 27 vende u gjykuan nga një panel prej 18 ekspertësh. Numri më i madh i tyre ishte nga Italia me 253, pasuar nga Greqia me 157 dhe Spanja 153.
NYIOOC, Konkursi Botëror i Ullirit është konkursi më i madh i cilësisë së vajit të ullirit dhe listën e saj vjetore të fituesve të çmimeve konsiderohet gjerësisht si udhëzuesi më i besuar për vajrat më të mira ekstra të virgjër të vitit. Lista e plotë e fituesve të çmimeve është paraqitur në Indeksin Zyrtar të Vajrave të Ullirit më të mirë në botë.
Fituesit e çmimeve të vajrave me cilësinë më të mirë kroate përfshinin marka të tilla si Brist, Vergal, Vosten, Oliva Lucia Organike, De Kleva, Plominka, Bozic Uje, Kozloviç dhe Fortica.
G.S/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.