Konkursi “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”! BSH: Aplikimet deri me 31 tetor
Banka e Shqipërisë fton studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2019 – tetor 2020, brenda dhe jashtë vendit, të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”.
“Ky konkurs mirëpret punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi” njofton BSH.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2020.
Për më shumë informacion mbi konkursin dhe rregullat e pranimit:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.