Konstatohen me shkelje në procedurat ligjore – IKMT gjoba disa bashkive. Totali i vlerës që duhet shlyer
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përgjatë kontrolleve të ushtruara në bashkitë e vendit, ka konstatuar shkelje nga kryeinspektorët apo inspektorët e Inspektoriateve të Mbrojtjes së Territorit.
Në një njoftim të publikuar së fundmi thuhet se “ Shkeljet e vërejtura më së shumti janë: Mosrespektimi i afateve, mos vazhdimi i procedurave ligjore për marrjen e vendimeve, si dhe mos ushtrimi i funksionit të kontrollit të territorit.”, thotë IKMT.
Sipas Inspektoriatit Kombëtar të Territorit shkelje janë vërejtur në Bashkitë e Korçës, Pogradecit, Beratit, Lushnjës, Librazhdit dhe Rrogozhinës.
Në këtë njoftim thuhet gjithashtu se “IKMT ka vendosur dënimin me gjobë të këtyre shkeljeve, e cila në total kap vlerën e 4.860.000 lekëve. Aktualisht IKMT është duke vazhduar kontrollin në bashkinë e Sarandës”
IKMT gjobit IMT e bashkiveInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përgjatë kontrolleve të ushtruara në bashkit…
Posted by Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT on Friday, February 10, 2017
Osman Dedja/ RTVSCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.