Konstitucionalisti për Vetting-un, Hazizaj: Për vlerësimin gjyqtarëve do përdoren të dhëna nga SHISH
Komisionet e Vettingut do të përdorin të dhëna nga SHISH dhe institucione të tjera që trajtojnë informacion të rezervuar për vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një intervistë Ekskluzive për TV Scan, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, komenton procesin e Vetting-ut që ka nisur zbatimin nga 1 shtatori. Hazizaj thotë se është e papranueshme që pasuritë reale të gjyqtarëve e prokurorëve të jenë më të mëdha nga ç’kanë deklaruar në ILDKPI.
“Ligji detyron komisionin vetingues të komunikojë me institucione siç është shërbimi informative dhe institucione të tjera, të cilat merren me hulumtinin, identifikimin e raporteve sociale ose të funksionarëve të drejtësisë, të cilët kanë plotë informacione, të cilat mund të kenë edhe karakter relative. Ne jemi një shoqëri e vogël, nuk mund të shmangesh dhe nuk mund të dish se çfarë fshihet pas çdo personi apo individi. Ligji ka identifikuar qartazi se kur një funksionar i drejtësisë apo aktor i drejtësisë ka shkelur integritetin e detyrës të cilën ai ushtron, kur ai për pasojë të marrëdhënieve sociale ka ndikuar në vendimmarrje. Ky proces nuk është aq i thjesht!”
Nga 1 shtatori, ka nisur Vettingu për më shumë se 700 gjyqtarë e prokurorë, që bazohet te rivlerësimi i tre elementeve kyç në karrierën e personave të përfshirë.
E shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive profesionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.