Konstituimi i Komisioneve Parlamentare – Më 18 shtator nisin nga puna pesë komisione
Më 18 shtator do të nisin nga puna Komisionet Parlamentare. Kështu fillimi i javës do të jetë intensivë sa i përket diskutimeve që do të bëhen në komisione për projektligje e projektvendime të ndryshme.
Katër nga komisionet e planifikuara për të hënën do të nisin në orën 10.00 dhe një tjetër do të zhvillohet në orën 11.00. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, Komisioni i Jashtëm, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Komisioni i Medias do të nisin punimet duke konstituar komisionet dhe miratuar kalendarin e punimeve.
Komisioni i Ekonomisë dhe i Finacave do të merret me diskutimin e aktit normative për ndryshimin e Buxhetit të vitit 2017 i cili pritet që të diskutohet në Kuvend në seancën e 21 shtatorit.
Po në këtë seancë pritet që të diskutohet edhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.
Ky projektligj do të diskutohet fillimisht në Komisionin e Ligjeve që është edhe komisioni përgjegjës e më pas do të paraqitet në Komisionet e Sigurisë dhe të Jashtëm për dhënie mendimi.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.