Konsultime për “fiskalizimin”- Ministria e Financave, takim me përfaqësuesit e biznesit
Konsultimi publik i projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur si projektligji për “Fiskalizimin”, u diskutua me shoqatat e biznesit në vend.
Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, prezantoi pikat kryesore të projektligjit përpara përfaqësuesve të shoqatave të biznesit. Ashtu si edhe në tryezat e mëparshme të konsultimit të zhvilluara me grupe të ndryshme interesi, Haxhi vuri në dukje dy ndryshimet kryesore të projektligjit: fiskalizimi i transaksioneve mes biznesit dhe konsumatorëve, që parashikohet të zbatohet nga data 1 Janar 2020, dhe fiskalizimi i transaksioneve mes bizneseve, si dhe mes bizneseve dhe organeve shtetërore, që parashikohet të nisë zbatimin nga 1 Janari i vitit 2021.
Gjithashtu, Haxhi sqaroi se ky projekt parashikon një procedurë të veçantë për fiskalizimin e tatimpaguesve të klasifikuar si biznes i vogël. Konsultimi do të vijojë në datën 28 Gusht në tryezën e diskutimit me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë.
Lidion Kulla/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.