Kontrabandë duhani/ Policia bllokon 930 kilogramë në Kukës, malli pa faturë shoqërimi
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dije se është ndaluar një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë ku janë sekuestruar 930 kilogram duhan. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
Referuar njoftimit, shtetasi është ndaluar në vendin e quajtur “Ura 6-metrorshe” ku ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.