Kontrabandë me kafe – Policia arreston në flagrancë 1 shtetas dhe procedon penalisht 1 tjetër
Policia e Shtetit njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. H., 61 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë.
Sipas njoftimit në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj në afërsi të Tregut Ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.
Policia bwn me dije se materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.