Kontrabandë produktesh serbe – Shkodra: Qendruan në tregun kosovar, duhet strategji përfitimi
Vendosjes e tarifës 100 % nga ana e Kosovës për produktet serbe të importit nuk është kthyer në favor të bizneseve shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, shpjegon për TV SCAN se kjo ka ndodhur për shkak se bizneset serbe kanë mundur të qendrojnë sërish në tregun kosovar përmes falsifikimeve, duke i shitur produktet e tyre si maqedonase.
Nga ana tjetër, ai thekson se duhet një paketë konkurruese dhe një strategji e mirëmenduar se si bizneset shqiptare mund të përfitojnë nga ky moment.
Shifrat zyrtare të INSTAT të Dhjetorit 2018 dhe Janarit 2019 tregojnë rënie të eksporteve shqiptare me Kosovën, ndërsa pritshmëritë ishin të kundërta.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.