Kontroll i shtuar për ushqimet – AKU, në “sitë” tregjet, supermarketet dhe dyqanet
Me afrimin e festave të fundvitit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar forcat e inspektimit në terren për tu siguruar që dyqanet, tregjet dhe supermarketet të tregtojnë produkte të sigurta dhe në ambiente që përmbushin kushtet higjineo-sanitare.
Ndërka, përpos kontolleve, apel u bëhet edhe konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm, të blejnë në subjekte të licencuara dhe të kontrollojnë paraprakisht produktet.
Kontrollet e shtuara në Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nisur që më datën 6 Dhjetor në mënyrë që përgjatë gjithë muajit të festave bizneset agorushqimore të jenë më të kujdesshme. Në rastet e shkeljeve janë vendosur gjoba, bllokim aktiviteti, e deri në konfiskim malli.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.