Kontroll në tregun e Milotit – AKU bllokon 139 kg peshk dhe 179 kg mish
Tregjet e vendit vijojnë të mbeten nën shënjestrën e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, i cili ka nisur inspektimet në kuadër të disiplinimit të tjerrjeve dhe tregtimit të produkteve shtazore.
Nga kontrollet e ushtruara në tregun e Milotit nga DRAKU Lezhë, janë evidentuar shumë subjekte pa vulë, certifikatë veterinare si dhe të paregjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas AKU-së, trupa inspektuese konstatoi katër raste ‘shitës ambulant’ me shkelje të sigurisë ushqimore.
Ndër to, dy raste ishin ‘tregtim peshku’ në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk dhe ndaj tyre u mor masë administrative me gjobë 300.000 lekë secili. Ndërsa në dy rastet e tjera, ‘tregtim mishi’ ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe subjektet u gjobitën me 150.000 lekë secili.
SCAN
=
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.