Kontroll parave publike – Qeveria e “detyruar” të japë llogari
Në tre vitet e ardhshme qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme në planifikimin e investimeve, në mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të jetë më transparente.
Zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi shpjegon për SCAN detyrimet që rrjedhin nga strategjia e rishikuar e menaxhimit të financave publike, si pjesë e reformës në këtë sektor.
Sipas tij, kontrolli për të parë se sa të efektshme kanë qenë investimet, është një pjesë tjetër thelbësore e strategjisë.
Objektivi i përgjithshëm i strategjisë së reformës së MFP është arritja e një buxheti më të balancuar dhe të qëndrueshëm me një raport të reduktuar të borxhit .
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.