‘Kontrolle’ në banesat e plazhit të Durrësit- Policia arreston 32 vjeçaren
32 vjeçarja nga Tirana me iniciale G.L është vënë në pranga nga Policia e Shtetit pasi vidhte banesat e pushuesve në plazhet e Durrësit. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që shtetasja G.L në 25 dhe 26 gusht të ketë kryer dy vjedhje dhe dy raste të mbetura në tentativë në lagjen numër 13 të Durrësit, konkretisht:
Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.
Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.
Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.
Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.