Kontrollet e kapitalit në Greqi – Banka Qendrore kërkon heqjen e plotë të barrierave
Banka Qendrore e Greqisë i ka rekomanduar qeverisë që të heqë plotësisht kontrollet e kapitalit në Vjeshtë, çka do të përbëjë një shkëputje nga masat e emergjencës të ndërmarra 4 vite më parë për të mbrojtur bankat.
Qeveria e re konservatore ka treguar gatishmëri për të siguruar tregjet, se synon të përshtatë politika miqësore ndaj biznesit, për të tërhequr investime. Athina vendosi kontrolle të kapitalit në Qershor të 2015-ës, ndërkohë që pati arratisje drejt bankave dhe mospërputhje mes huadhënësve me kushtet e programit të shpëtimit.
Gjatë asaj kohe, Banka Qendrore Europiane ndaloi financimin emergjent ndaj huadhënësve grek, duke detyruar një mbyllje 3 javore të bankave dhe një limit prej 60 euro në ditë të tërheqjeve në bankomate.
Këto kufizime janë lehtësuar gradualisht që prej atëherë. Limiti te tërheqjet e parasë u hoq tërësisht në Tetor 2018, por kufizime të tjera në lëvizjen e parasë jashtë vendit qëndrojnë ende. Aktualisht, bizneseve i kërkohen leje të posaçme për të lëvizur më shumë se 100,000 euro në ditë dhe tavani ndaj transfertave individuale qëndron në 4,000 euro. Banka Qendrore e Greqisë po ndërmerr një studim për vlerësimin e ndikimit të kësaj lëvizjeje, që do t’ia dërgojë Qeverisë dhe huadhënësve.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.