Kontrollet e tatimeve në Durrës dhe Korçë – 397 subjekte kapen me shkelje
Tashmë që sezoni veror ka nisur dhe bizneset janë në kulmet e fitimeve të tyre, veçanërisht bizneset afër zonave bregdetare por jo vetëm, Drejtoria e Hetimit Tatimor po ushtron kontrolle më të shpeshta në të gjithë këto subjekte. Kontrollet nga Rajoni Qendror i kësaj drejtorie janë të përqendruara sidomos në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.
Strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte prej datës 22 qershor. Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa në një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh.
Rastet më të shpeshta të shkeljes janë ato të “moslëshimit kuponit”, “punonjës të padeklaruar” “mallra të padeklaruar” si edhe subjekte që kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.
Të gjitha këto normalisht pengojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik prandaj Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror i bën thirrje tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitete ekonomike të veprojnë konform ligjit.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.