Kontrolloni biletat!- ”Lufthansa” anulon 1300 fluturime/ Shkak greva 48-orëshe
Lufthansa, ka anuluar 1300 fluturime, pasi humbi një betejë ligjore të minutës së fundit, për të ndalur një grevë nga ekuipazhi i kabinës. Greva dy-ditore, e cila vjen për shkak të pakënaqësive për pagën dhe kushtet e punës, ka filluar në mesnatë duke penalizuar rreth 180,000 pasagjerë, të cilët do të përballen me shtyrjen e fluturimit.
Sindikata UFO tha se kjo grevë, do të godiste të gjitha fluturimet e Lufthansa nga aeroportet gjermane, ndërsa fluturimet nga linjat ajrore të tjera të Lufthansa përfshirë Euroëings, Sëiss, Austrian Airlines dhe Brukseli Airlines nuk do të preken.
Lufthansa ka anuluar 700 fluturime për ditën e Enjte dhe 600 fluturime për ditën e Premte, duke arritur në rreth një të pestën e fluturimeve të planifikuara gjatë periudhës 48-orëshe. Kompania ka shprehur keqardhje për bezdinë e shkaktuar, duke shtuar:
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar ndikimin e kësaj grevë masive te klientët tanë.”
Të mërkurën, një gjykatë në Frankfurt, hodhi poshtë kërkesën e Lufthansa për të parandaluar grevën, e cila është pjesë e një mosmarrëveshje të gjatë në linjën ajrore. Ndërkohë, kompania ajrore, Lufthansa, ka deklaruar se pasagjerët që udhëtojnë midis aeroporteve gjermane mund të shkëmbejnë biletat e tyre në internet për biletat hekurudhore, ndërsa pasagjerëve të tjerë do të ofrohen fluturime alternative.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.