Kopenhagen, qyteti më i sigurt në botë – Kalon Tokion dhe Singaporin në studimin e “Economist Intelligence Unit”
Kopenhagen është qyteti më i sigurt në botë, sipas një studimi të kryer nga Njësia e Inteligjencës Economist. Kryeqyteti danez kaloi në renditje Tokion, Singaporin dhe Osakan në edicionin e katërt të Indeksit dyvjeçar të qyteteve të sigurta, i cili për herë të parë përfshinte edhe element të sigurisë mjedisore.
Në një studim të pesë shtyllave atë të të sigurisë urbane – dixhitale, shëndetësore, infrastrukturore, personale dhe mjedisore, Kopenhagen kryeson renditjen me 82.4 pikë nga 100 të mundshme. N ë renditje, qyteti europian ndiqet nga Toronto me 82.2 pikë. Singapori, Sidnei dhe Tokio, përfshihen në 5 qytetet e para.
Indeksi i Qyteteve të Sigurt nga Njësia e Inteligjencës Economist këtë vit renditi 60 qytete në 76 tregues të sigurisë, për të marrë një pamje më të mirë të sigurisë globale urbane.
Shtimi i shtyllës së re të sigurisë mjedisore pasqyron rëndësinë e shtuar të çështjeve të qëndrueshmërisë dhe masave të përshtatjes ndaj klimës pas pandemisë koronavirus. Toronto dhe Kopenhagen performuan dukshëm më mirë në shtyllën e re të sigurisë mjedisore sesa tre qytetet kryesore të viteve të mëparshme.
Krahas sigurisë shëndetësore, koronavirusi kishte një ndikim në të gjitha shtyllat e sigurisë, vunë në dukje autorët e raportit.
Siguria dixhitale, është bërë një prioritet më i madh pasi puna dhe tregtia nëpërmjet internetit kanë pësuar rritje, ndërsa siguria e infrastrukturës ka pësuar ndryshime.
Siguria personale është ndikuar nga një ndryshim në modelet e krimit gjatë bllokimeve, dhe siguria mjedisore ka dalë në pah pasi pandemia shërbeu si një paralajmërim i ashpër i krizës së papritur.
Singh tha se gjetjet duhet të shërbejnë si një kujtesë për qeveritë dhe politikëbërësit për nevojën për investime të mëtejshme në masat e sigurisë, veçanërisht në vendet politikisht dhe ekonomikisht të paqëndrueshme.
Ndër më pak të sigurtat nga 60 qytetet e matura ishin Lagos, Kajro, Karakas, Karaçi dhe Yangon.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.