“Kopshti i Pranverës”/ Vidhet piktura e Van Gogh nga muzeu i mbyllur prej COVID-19
Organet Policore holandeze kanë njoftuar vjedhjen e pikturës së mjeshtrti holandez Vincent van Gogh herët të hënën nga Muzeu i Singer Laren të Hollandës, i cili aktualisht është i mbyllur për publikun për shkak të koronavirusit.
Piktura “Lentetuin”, ose “Kopshti i Pranverës”, që daton në 1884 dhe përshkruan kopshtin e rektorit në Nuenen, kishte qenë me hua nga Muzeu i Groninger.
“Ndihem tepër i inatosur dhe tani po filloj të ndjehem edhe më i trishtuar,” i tha Jan Rudolph de Lorm, drejtori i Muzeut Singer Laren, në një intervistë për Reuters. Ai u bëri thirrje atyre që kishin marrë pikturën ta trajtojnë me kujdes “në mënyrë që herët a vonë ajo të mund të tregohet para publikut e padëmtuar”.
Muzeu, i vendosur në qytetin Laren në lindje të Amsterdamit, ka apeluar për kthimin e shpejtë të pikturës, e cila është shtuar në listën e Interpol-it të veprave të artit të vjedhura. Në një deklaratë, policia tha se hajdutët kishin hyrë në muze duke thyer dyert e saj të xhamit rreth orës 3.15 të mëngjesit. “Fajtorët u zhdukën kur policia iu përgjigj alarmit”, thuhet në deklaratë. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.