Korea e Jugut në “merak” nga Korea e Veriut – Rriten shitjet e ushqimeve, zgjerohen stërvitjet
Korano-jugorët po blejnë më shumë ar dhe ushqime të gatshme, teksa qeveria planifikon të zgjerojë stërvitjet ushtarake të planifikuara për këtë muaj. E gjithë kjo situatë ndodh teksa tensioni shtohet në retorikën mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
Në të shkuarën, banorët e Jugut i kishin injoruar kërcënimet e vazhdueshme të artilierisë së Koresë së Veriut, por situata e agravuar me SHBA ka shtuar shqetësimet se mund të ketë një përplasje në kufirin e armatosur që ndan dy Koretë.
“Combat Ration”, një kompani që shet vakte të gatshme tha se shitjet u rritën javën e kaluar të paktën 50% mbi normalen.
Edhe shitës të ngjashëm raportuar rritje në blerjet e produkteve, të cilën ia atribuan konfliktit.
Edhe shitjet ditore të arit janë rritur shumë, duke u ngritur në 250 shufra 10-100 gramëshe, krahasuar me 50 shufra përpara konfliktit Kore e Veriut-SHBA.
Stërvitjet civile për të përballuar sulmet me raketa janë shtrirë në të gjithë vendin. Këtë vit do të marrin pjesë në testin e 23 Gushtit të 25 distriktet e Seulit, krahasuar me vetëm 5 që ishin vitin e kaluar.
Stërvitjet pesë minutëshe nisin me zhumën e sirenave në radio, ndërsa makinat janë të ndaluara në vende të përcaktuara. Këmbësorët janë të shoqëruar larg rrugëve drejt zonave të sigurta si stacionet e metrosë.
“Meqë Korea e Veriut është shumë pranë kapërcimit të vijës së kuqe, Seuli duhet të mbledhë të gjitha masat e mbrojtjes kundër rrezikut potencial të Koresë së Veriut”, u shpreh në një mesazh kryebashkiaku Park Won-soon.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.