Korea e Jugut rinis AstraZeneca. Do vaksinojë vetëm njerëzit mbi 30-vjeç, prej rrezikut të mpiksjes së gjakut
Autoritetet e Koresë së Jugut deklaruan se do vazhdojnë me vaksinimin këtë javë, pasi vendimit për të përdorur vaksinën e AstraZeneca për të gjithë personat e përshtatshëm 30-vjeç e sipër. Korea e Jugut pezulloi vaksinën e AstraZeneca tek njerëzit nën 60 vjeç, ndërkohë që Europa rishikoi rastet e mpiksjes së gjakut. Njerëzit nën 30 do përjashtohen nga vaksinimi që rinis ditën e hënë, për shkak se përfitimet nga vaksina nuk tejkalojnë rreziqet për këtë grupmoshë, sipas Agjencisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes në Korenë e Jugut.
Tre njerëz të vaksinuar atje kanë patur mpiksje të gjakut, por ishin raste më pak serioze se ato që po studiohen në Europë. Për shumë njerëz, rreziqet nga koronavirusi janë më të këqija se efektet e rralla anësore nga vaksina, por përfitimet nuk janë dhe aq të mëdha për ata nën 30-vjeç, sipas autoriteteve. Debatet botërore mbi efikasitetin dhe efektet anësore nga disa vaksina të Covid-19 kanë shkaktuar vonesa me fushatën e vaksinimit në Korenë e Jugut, që nisi në fund të muajit Shkurt dhe që ka për objektivë të arrijë imunitetin në tufë nga muaji Nëntor.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.