Koreja e Veriut lëshon sërish raketë balistike në det!
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në det, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut. Nisja u raportua fillimisht nga roja bregdetare japoneze herët të mërkurën, përpara se të konfirmohej nga autoritetet e mbrojtjes në Seul më vonë.
OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut nga testet e armëve balistike dhe bërthamore. Ky është lëshimi i parë i raketës nga Pheniani pasi udhëheqësi Kim Jong-Un u zotua të forconte aftësitë mbrojtëse të vendit muajin e kaluar.
Ministri japonez i mbrojtjes Nobuo Kishi tha se raketa balistike kishte fluturuar rreth 500 km, sipas një raporti të Reuters. Megjithatë, sipas një eksperti, nuk kishte asnjë mënyrë për të konfirmuar gamën e plotë të goditjes së raketës.
Në vitin 2017, Koreja e Veriut testoi Hwasong-15, një raketë që arriti kulmin në një lartësi të vlerësuar prej 4,500 km, duke i vendosur bazat ushtarake amerikane në ishullin e Paqësorit të Guam në distancë goditëse.
Nisja vjen disa ditë pasi Kim tha se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean – një qëndrim që Panda paralajmëroi se mund ta shihte vitin 2022 “të mbushur me raketa të ngjashme të Koresë së Veriut”.
Kim i bëri këto komente gjatë një takimi kyç të fundvitit të partisë në pushtet të Koresë së Veriut. Kryeministri japonez Fumio Kishida e quajti lëshimin e fundit “shumë për të ardhur keq”, duke vënë në dukje testimin e përsëritur të raketave nga Koreja e Veriut që nga viti 2021.
Në vitin 2021, Koreja e Veriut vazhdoi avancimin e programit të saj të armëve, duke kryer atë që media shtetërore raportoi si testimin e një rakete të re hipersonike, si dhe të një rakete balistike me bazë treni dhe një raketë të re lundrimi me rreze të gjatë. Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese se raketat e lundrimit, sepse ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, kanë një rreze më të gjatë dhe mund të fluturojnë më shpejt.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.