Koronavirusi në Itali/ Rritet përsëri numri i të infektuarve, 712 të vdekur në 24 orët e fundit
Tendenca në rënie e njerëzve të infektuar për koronavirus në Itali po ndalet. Nëse kishte qenë në rënie të vazhdueshme për 4 ditë rresht, sot ajo po rritet përsëri. 4492 persona aktualisht janë shpallur pozitivë (3,492 dje), për ta çuar totalin në 62,013 të infektuar.
Në 24 orët e fundit 712 njerëz kanë vdekur kundër 683 të djeshëm, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve me koronavirus në 8215. Të rikuperuarit kanë tejkaluar për herë të parë dhjetë mijë (10.361 njerëz), 999 më shumë. Numri i përgjithshëm i personave që kontraktuan virusin në Itali arrin në 80.539.
Numrat janë dhënë në konferencën e përditshme për shtyp të Mbrojtjes Civile, të zhvilluar edhe sot nga koordinatori i komitetit tekniko-shkencor Agostino Miozzo në mungesë të shefit Angelo Borrelli, I cili ka shfaqur simptoma gripi, por negativ ndaj virusit.
Koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të mbrojtjes civile, Agostino Miozzo, gjatë konferencës për koronavirusin u shpreh se tashmë po studiohet arsyeja se pse numri i nfeksioneve është rritur përsëri, duke parë ritmet nga të gjitha analizat e datave të mëparshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.