Koronavirus: Grupi Volkswagen ndalon prodhimin në Europë
Volkswagen dëshiron të ndalojë prodhimin në shumë fabrika në Gjermani dhe Europë për shkak të koronavirusit, kanë shkruar mediat gjermane.
Volkswagen do të ‘mbyllë shumicën e fabrikave të tij në Europë për dy ose tre javë’ për shkak të epidemisë së koronavirusit. Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Herbert Diess e konfirmoi këtë sot gjatë konferencës në lidhje me rezultatet financiare të vitit 2019. ” Kriza në Europë është akoma përpara nesh, specifikoi Diess, ndërsa situata po stabilizohet në Kinë ” duke na lejuar rifillimin e prodhimit me pak përjashtime”.
Pas kthimit në temën e mbylljes së fabrikave, Diess saktësoi se për shkak të “përkeqësimit të qartë të shitjeve dhe pasigurisë në furnizime” do të ketë ndërprerje të menjëhershme të prodhimit “në shumicën e bizneseve të markës”. Fabrikat e Volkswagen në Spanjë, Portugali, Sllovaki dhe Itali tashmë janë prekur ” nga kjo javë ” nga pezullimet e prodhimit dhe shumica e fabrikave të tjera gjermane dhe europiane po përgatisin ndërprerje për dy deri në tre javë “.
Volkswagen përsëriti se viti 2020 do të jetë “shumë i vështirë” për shkak të koronavirusit, veçanërisht sepse ka parë që shitjet e tij në Kinë të binin 74% në shkurt. ” Shkalla dhe kohëzgjatja e ndikimit në grupin Volkswagen të Covid-19 janë të pasigurt, ” tha CFO Frank Witter gjatë konferencës, duke theksuar se “një prognozë e besueshme aktualisht është pothuajse e pamundur”. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.