Koronavirus ‘infekton’ thellë edhe bursat kineze: 420 mld dollarë humbje – Banka Qendrore kineze do të injektojë 156 mld euro likuiditet!
Bursa kineze ka pësuar një rënie të ndjeshme të indekseve gjatë seancës së mesme në këtë fillim jave, si pasojë e ndërprerjes së Vitit të Ri hënor, sprovës së përhapjes së virusit të ri duke shënuar një humbje prej 8.13% të Composite Shanghai dhe 8.30% të aksioneve të Shenzhen.
Humbjet e regjistruara nga listat e çmimeve kineze arrijnë në 420 miliardë dollarë. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar nga viti 2015. Rreth 2,600 stoqe kanë humbur më shumë se 10% dhe rënia prek edhe lëndët e para, duke filluar me hekurin, me 7% ulje. Rënie ka pasur gjithashtu nafta e papërpunuar, bakri dhe vaji i palmës. E gjithë kjo pavarësisht ndërhyrjes së Bankës Qendrore Kineze.
Banka qendrore kineze do të injektojë 156 miliardë euro likuiditet në tregjet financiare sot për t’i mbështetur ata përballë tronditjes së efekteve të koronavirusit. Në një shënim, instituti shpjegoi se ndërhyrja synon të ruajë “likuiditet të arsyeshëm dhe të bollshëm” në sistemin bankar dhe të garantojë stabilitetin e tregut të këmbimit valutor.
Juan po rrëshqet në mënyrë të konsiderueshme ndaj dollarit: kursi i këmbimit të dollarit / juanit është rikthyer në nivelet më të larta nga Krishtlindjet në 7.012. Për më tepër, Banka Qendrore ka njoftuar një ulje të 10 pikave të normave të marrëveshjeve të riblerjes së kundërt: konkretisht niveli 7-ditor është ulur nga 2.50% në 2.40%, ai në 14 ditë nga 2.65% në 2.55%.
Analistët raportojnë gjithashtu një rënie të mprehtë të kërkesës për naftë, e cila ra me rreth 20% (tre milion fuçi në ditë), sipas vlerësimeve të agjencisë. Rënia është ndoshta tronditja më e madhe e pësuar nga kërkesa për naftë bruto që nga kriza financiare 2008-2009 dhe mund të detyrojë OPEC dhe aleatët e saj, të cilët po shqyrtojnë një takim urgjent për të ulur prodhimin dhe për të frenuar rënien e çmimeve.
Kina është importuesi më i madh në botë i naftës pasi kaloi Shtetet e Bashkuara në vitin 2016 dhe sot konsumon rreth 14 milion fuçi në ditë: praktikisht nevojat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë dhe Koresë së Jugut së bashku.(ilsole24ore)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.