Koronavirus/ Paundi më i dobët se para Brexit – Banka e Anglisë: Po shqyrtojmë çdo opsion të mundshëm
Paundi britanik po përjeton një rënie të lirë të vazhdueshme i penalizuar edhe ai sikurse valutat e tjera nga rritja e dollarit. Monedha britanike ra në 1.182 dollarë, një nivel që nuk u pa që nga viti 1985, më keq se niveli i ulët prej 1.1892 dollarë në tetor 2016 pas referendumit të Brexit. Paundi ka humbur më shumë se 9% kundrejt valutës së gjelbër që nga fillimi i vitit, i dëmtuar gjithashtu edhe nga frika e pasojave të pandemisë së koronavirusit në ekonominë britanike dhe globale.
Investitorë dyshues ndaj Johnson
Ndërkohë, kursi i këmbimit euro / paund është 0.922. Frika e investitorëve është se, në dritën e përhapjes së shpejtë të koronavirusit, kryeministri britanik Boris Johnson po mban një qëndrim tepër të paqartë në krahasim me atë të miratuar nga krerët e tjerë të qeverisë europiane. “Paundi penalizohet nga një kombinim i basteve ndaj dollarit, i konsideruar si një investim i sigurt, i shitjeve të përgjithësuara në asete në nivel global dhe nga likuidime të pozicioneve të gjata,” thanë analistët në Mizuho Bank.
Banka e Anglisë: çdo masë është mbi tryezë
Çdo masë “e arsyeshme” është në tryezë, u shpreh Guvernatori i ri i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey në një intervistë për Sky Neës teksa foli për veprimet që banka qendrore mund të zbatonte për të luftuar ndikimin në ekonominë britanike të emergjencës së koronavirusit. I pyetur në lidhje me mundësinë që në mesin e këtyre masave të ketë gjithashtu një ulje të normave të interesit në zero, një lehtësim të ri sasior apo edhe shtypjen e parave që do të caktohet për familjet, Bailey u përgjigj: “Ne kemi një grup shumë të madh mjetesh. Sinqerisht, unë nuk përjashtoj asgjë, dhe asnjë masë por ju lutem mos e interpretoni këtë sikur jemi duke e bërë këtë aktualisht”. (Ilsole24ore)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.