Koronavirusi anulon shfaqen e automjeteve në Gjenevë – BMW, Porsche dhe Bentley nisin promovimin e tyre në internet
BMW, Porsche dhe Bentley po debutojnë për makinat e tyre të reja në internet pasi organizatorët e Motor Show International anuluan aktivitetin 11-ditor për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Prodhuesit e automjeteve përdorin shfaqje në të gjithë globin për të zbuluar produkte të reja dhe për të tërhequr vëmendje për kompaninë dhe automjetet. Shfaqja e Gjenevës u është përkushtuar tradicionalisht markave luksoze.
Kompanitë tashmë kanë njoftuar se do të mbajnë një konferencë e cila do të shfaqet në internet ku do të promovohen modelet e tyre të reja të automjeteve.
Përsa i përket anulimit të shfaqjes organizatorët janë shprehur se “ne e pendojmë këtë situatë, por shëndeti i të gjithë pjesëmarrësve është përparësia kryesore e jona dhe e ekspozuesve tanë”.
“Ky është një rast i forcës madhore dhe një humbje e jashtëzakonshme për prodhuesit që kanë investuar masivisht në praninë e tyre në Gjenevë. Sidoqoftë, ne jemi të bindur që ata do ta kuptojnë këtë vendim.” (CNBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.