Koronavirusi/Çfarë po ndodh në supermarketet e Milanos! (VIDEO)
Italia po përballet me një situatë të vështirë si rrjedhojë e koronavirusit të ri kinez. Një serë eventesh publike janë anuluar ndërsa janë marrë dhe një serë masash nga autoritetet për të mos lejuar përhapjen e tij.
Por përtej masave si mbyllja e shkollave apo anulimi i eventeve masive, në Itali po vërehet edhe një fenomen tjetër, ai i boshatisjes së marketeve ku njerëzit po blejnë më shumë ushqime se zakonisht .
Në median italiane, ANSA, La Repubblica, Il fatto quotidiano etj. jepen raportime të ndryshme për këtë.
https://milano.repubblica.it/cronaca/2020/02/23/news/coronavirus_supermercati_lombardia-249374156/
Në videon e sjellë në redaksinë e SCAN vërehet një market i boshatisur në Milano.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.