Koronavirusi ‘çmend’ kompanitë ajrore – Biletat ofrohen me çmime qesharake
Ndërsa gjithnjë e më shumë udhëtarët anulojnë apo shtyjnë udhëtimet e tyre, kërkesat për bileta po bien ndjeshëm, duke detyruar kompanitë e shumta ajrore të ulin çmimet me qëllim për të tërhequr më shumë pasagjerë e për të mbushur avionët e tyre si pasojë e Koronavirusit.
Southwest Airlines Co, United Airlines Holdings Inc. dhe JetBlue Airëays Corp. janë të gjitha të ndërgjegjshme për pasojat e virusit të ri në impaktin e uljes së numrit të turistëve dhe kancelimeve të fluturimeve si mungesë e tyre në bord. Indeksi S&P 500 i linjave ajrore më të mëdha ka rënë gati 30% këtë vit pasi një intensifikimi të përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA rekomandojnë shmangien e udhëtimeve jo-thelbësore në disa kombe, përfshirë Kinën, Iranin, Korenë e Jugut dhe Italinë. Të moshuarit ose ata me probleme mjekësore duhet të konsiderojnë shtyrjen e udhëtimit për në Japoni. Për kombet e tjera, CDC rekomandon që udhëtarët të marrin masat e zakonshme paraprake.
Koronavirusi gjithashtu ka ndryshuar sjelljen e konsumatorit në industri të tjera: Ndërsa linjat ajrore dhe restorantet duket se janë humbës, ata që po fitojnë janë pikërisht shitësit e sendeve të dezinfektimit apo produkteve anti bakteriale. (Fortune)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.