Koronavirusi godet firmat e luksit – Burberry flet për rënie të kërkesës. Mbyll gjysmat e dyqaneve në Kinë
Burberry deklaroi se përhapja e koronavirusit po godet kërkesën për mallra të luksit në Kinë dhe Hong Kong, që janë tregjet më të rëndësishëm për markën britanike. Kompania bëri të ditur se 24 nga 64 dyqanet në Kinë janë mbyllur, ndërsa vizitorët tek numri i mbetur i dyqaneve ka rënë ndjeshëm.
Aksionet e kompanisë ranë me 5% në nisje të tregtisë dhe kanë humbur 15% të vlerës që prej muajit Janar. Analistët thonë se shpenzimet e turistëve kinezë në Europë dhe destinacione të tjera nuk kanë pësuar rënie kaq të madhe, por duke marrë parasysh ndalimin e fluturimeve, situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.
Kina ka izoluar qytete, anuluar fluturime dhe mbyllur fabrikat, për të përmbajtur virusin. Pekini është kthyer në një qytet fantazëm, ndërkohë që itenerarët kryesorë dhe pikat turistike janë boshatisur. Burberry, e famshme për palltot dhe shallet me kuadrate, kishte pësuar rënie prej protestave në Hong Kong përgjatë vitit të kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.